Federata Gjermane e gatshme të ndihmojë KF “Prishtina”

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 17:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim nënkryetarin e Federatës gjermane të futbollit, Helmut Hack, si dhe presidentin e klubit futbollistik “Prishtina”, Remzi Ejupi.

Ahmeti bëri të ditur se gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e sportit, e veçanërisht për të ndihmuar klubin e kryeqytetit “Prishtina”.

“Diskutuam për zhvillimet e sportit. Pas pranimit në UEFA dhe FIFA edhe ambiciet tona si komunë janë rritur e po besoj edhe të klubit të Prishtinë. Krejt kjo për të fituar kampionate të reja edhe po ashtu për të luajtur ndërkombëtarisht. Idea jonë është që të kemi një akademi sportive dhe kjo është ide e klubit ne e përkrahim sepse Kosova ka shumë talente dhe në si Prishtinë, si kryeqytet e kemi kapacitetin dhe forcën që të jemi edhe si njëri ndër klubet më të fuqishme”, ka thënë Ahmeti.

Hack nga federate gjermane tha se Kosova tradicionalisht ka pasur shumë talente të sportit. Ai gjithashtu tha se infrastruktura e sportit në Kosovë është duke u përmirësuar.

“Tashti është koha që të zhvillohet edhe infrastruktura e mund të bëjmë edhe akademinë e sportit bashkë me FC Prishtinën. Uroj që të gjithë klubet të jenë si FC Prishtina . Futbolli këtu në Kosovë është në një hap ku duhet të ketë organizim të mirë. Ne shprehim interesimin tonë që të vijmë nga Gjermania për të organizuar.

Përshtypjet e mija për infrastrukturën janë të mira, kanë ndryshuar prej asaj që ishin para gjashtë muajve që isha. Unë këtu jam posaçërisht për FC Prishtinën që t’iu ndihmojmë që të jenë atraktiv dhe të jetë një klub i mirë në Kosovë.

Në anën tjetër Ejupi tha se ky është moment i rëndësishëm pasi që morëm përkrahje të kryetarit Ahmeti. Ai tha se deri në përfundim të muajit shkurt do të kenë hapin e parë për fillimin e akademisë së sportit në FC Prishtina.

“Është moment i rëndësishëm pasi që morëm përkrahje të kryetarit. Po besoj shumë që deri në përfundim të muajit shkurt do të kenë hapin e parë për fillimin e akademisë së sportit në FC Prishtina. Kjo është e mirë pasi që kemi edhe përkrahjen nga futbolli gjerman”, ka përfunduar Ejupi, pas takimit në Komunën e Prishtinës.

pamje

Të ngjashme