Gjermania fut Maqedoninë dhe Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid-19.

Duke filluar nga data 16 janar 2022, personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de

Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme