Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i është bashkuar reagimit të Ambasadës Amerikane për aksionin e sotëm në Veri që ka rezultuar me mbylljen e komunave paralele në Veri të vendit, duke thënë se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara.
Ambasadori Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.
Ai në “X” ka shkruar se s’ka nevojë për situatë krize tjetër dhe ka përmendur edhe dëshirën për heqje të masave dhe lëvizje përpara drejt integrimit në BE të Kosovës.