Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, me të cilën konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro.
Ministri i Financave (MF) Bedri Hamza, tha se Kosova i është mirënjohëse Gjermanisë për investimet që po bënë duke ofruan mbështetje për projekte në tre sektor të ndryshëm siç janë: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, demokracia, shoqëria civile e administrata publike dhe energjia.
“Është nderë që pata mundësi me nënshkrua marrëveshjen që i siguron Kosovës 60 milionë euro financim, para grant, pa kthim. Dua ta falënderoj Gjermaninë dhe popullin e saj që po e përkrah Kosovën”.
“Sot marrëveshja ka peshën mbi 60 milionë euro financim ku do të përfitojnë sektorët e energjisë, ambientit, arsimit, sektorët privat. Unë jam shumë mirënjohës delegacionit gjerman për këtë ndihmë dhe kontribut”.
Udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane, Dirk Schattschneider tha se Gjermania do ta mbështesë Kosovën dhe qytetarët e saj për një jetë më të mirë.
Schattschneider madje ka uruar përfaqësuesen së Kosovë në futboll për fitoren me Azejberxhanin, raporton EO.
“Gjermani ka ofruar 60 milionë euro për këtë vit dhe vitin e ardhshëm për projektet që kanë të bëjnë me sektorë publik e që prekin jetën e qytetarit. Ne e mbështesim Kosovën për të krijuar kushtet për popullin e saj e sidomos për të rinjtë dhe edukimin e tyre”.
“Ndërkaq ne e mbështesim edhe efiçiencën e energjisë, trajtimin e ujërave. Bashkë me Qeverinë e Kosovës do të shikojmë të krijojmë perspektivë të mirë për qytetarët e Kosovës. Dua personalisht të ju falënderoj për punën që po bëhet. Ne po ju urojmë edhe për fitoren që keni pasur dje në futboll”, tha ai.
Schattschneider theksoi edhe një herë përkushtimin e Qeverisë Gjermane që Parku Inovativ Gjermano-Kosovar në Prizren të bëhet qendër e suksesshme e inovacionit dhe punësimit për Kosovën dhe tërë rajonin.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/214703995964716/