Gjermania injoron kufizimet tregtare të Trumpit ndaj Huaweit

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Pas njoftimeve të fundit që presidenti amerikan Donald Trump ishte gati të bëjë disa lëshime në tarifat tregtare ndaj kompanisë kineze Huawei, por asnjë marrëveshje nuk u arrit gjatë bisedimeve të fundit ndërmjet Washingtonit me Pekinin.

Ende ka kohë deri në mes të muajit nëntor, kur skadojnë tarifat e përkohshme, por nëse skadojnë pa ndonjë dritë jeshile nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë tarifa e plotë dhe sanksionet do të hyjnë në fuqi.

Sidoqoftë, këndvështrimi për kompaninë Huawei në Bashkimin Evropian është më pozitiv, ku Gjermania ka finalizuar rregullat e rrjetit 5G dhe siç raportohet nga gazeta Handelsblatt, vendi nuk është duke e bllokuar Huawein.

“Gjermania do të injorojë shqetësimet e qeverisë amerikane për sigurinë në lidhje me Huawein. Shtetet e Bashkuara të Amerikës frikësohet nga spiunazhi dhe e sheh Huawein si bashkëpunëtor të qeverisë kineze. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë për probleme harduerike”, shkruan Handelsblatt, përcjell Telegrafi.

Kurse zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, tha se, “ne po krijojmë një katalog të kërkesave të rrepta të sigurisë. Kushdo që dëshiron të përfshihet duhet t’i përmbahet atyre”

Kjo është një çështje e rëndësishme për Huawein dhe një shqetësim për Uashingtonin, pasi Gjermania është një nga vendet më me ndikim brenda Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Huawei të cilin e akuzoi për spiunazh dhe e shohin si kërcënim për sigurinë kombëtare. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme