Gjermania kërkon fitoren e dytë

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Pas fitores 5:1 ndaj Skocisë, Gjermania e kërkon edhe fitoren e dytë në Euro 2024. Si nikoqire, Gjermania shpreson të triumfojë në Euro 2024. Por fillimisht duhet ta kalojë grupin.

Gjermania përballet me Hungarinë, të mërkurën nga ora 18:00. Ndeshja do të zhvillohet në Stuttgart.

Hungaria në xhiron e parë kishte pësuar 3:1 nga Zvicra.

Me fitore Gjermania avancon.

“Në prag të Evropianit nuk kam menduar se Skocia është shumë më e dobët se Hungaria, por se kanë nivel të përafërt. Nesër do të ketë të bëj me atë se si e prezantojmë veten. Natyrisht, Hungaria ështëë nën presion kështu që mendoj se ajo do të luaj më ofenzive se ndaj Zvicrës”, ka thënë selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

Të ngjashme