Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, tha se SHBA-të gëzojnë mbështetjen e plotë të Gjermanisë, Britanisë, Kanadasë, Francës, Italisë dhe Japonisë.
Fuqitë perëndimore nuk duan të shohin përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak të situatës në Siri dhe plotësisht mbështesin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për një zgjidhje politike të konfliktit, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur me gazetarët në Lucca të Italisë, pasi paraprakisht takoi homologët e tij nga shtetet e G7-shes, Gabriel ripërsëriti mbështetjen e Gjermanisë për reagimin e SHBA-ve ndaj sulmit kimik në Siri javën e kaluar, ku u godit një bazë ushtarake ajrore siriane.
“Jam i kënaqur që shoh një qëndrim shumë të qartë nga SHBA-të, pasi dërguan një mesazh shumë të fortë në adresë të regjimit të al-Assadit, i cili më shumë shihet si sinjal se nuk dëshiron një përshkallëzim, se sa një mesazh për Moskën”, tha ai.