Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Islamike të Hamburgut (IZH) – një organizatë që, sipas inteligjencës vendase, kontrollohet nga Irani.
Paraprakisht, policia bastisi hapësirat e saj brenda xhamisë shiite Imam Ali në Hamburg, si dhe në tetë lande të tjera.
Shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane e klasifikoi atë si organizatë ekstremiste.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme gjermane, IZH-ja “ka përhapur në mënyrë agresive dhe militante ideologjinë e ‘udhëheqësit revolucionar’ iranian dhe të të ashtuquajturit ‘revolucion islamik’”.
“Është shumë e rëndësishme për mua që të bëj një dallim të qartë këtu: ne nuk po veprojmë kundër ndonjë feje”, tha ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser.
Ajo shtoi se praktikimi paqësor i besimit shiit nuk do të ndikohet nga ndalimi i organizatës IZH.
Sipas deklaratës, katër xhami shiite u mbyllën në kuadër të kësaj ndalese./rel