Gjermania ndalon të gjitha udhëtimet jo-thelbësore në Britaninë, shkak varianti indian i Covid-19

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Gjermania të premten e klasifikoi Mbretërinë e Bashkuar si një “zonë të shqetësimit të varianteve”, duke ndaluar të gjitha, përveç udhëtimeve thelbësore.

Masa do të hyjë në fuqi këtë të dielë, shkruan Euronews.

Ambasada Gjermane në Mbretërinë e Bashkuar tha se klasifikimi i ri është për shkak të “shpërthimeve lokale që po ndodhin përsëri, duke përfshirë rastet e varianteve më infektive siç është varianti indian aktualisht”.

Ambasadori Andreas Michaelis tha se vendimi u mor pasi shikoi “të gjitha të dhënat dhe detajet e disponueshme. Ne nuk e morëm këtë vendim lehtë”.

Gjermania të premten e klasifikoi Mbretërinë e Bashkuar si një “zonë të shqetësimit të varianteve”, duke ndaluar të gjitha, përveç udhëtimeve thelbësore.

Masa do të hyjë në fuqi këtë të dielë, shkruan Euronews, transmeton klankosova.tv

Ambasada Gjermane në Mbretërinë e Bashkuar tha se klasifikimi i ri është për shkak të “shpërthimeve lokale që po ndodhin përsëri, duke përfshirë rastet e varianteve më infektive siç është varianti indian aktualisht”.

Ambasadori Andreas Michaelis tha se vendimi u mor pasi shikoi “të gjitha të dhënat dhe detajet e disponueshme. Ne nuk e morëm këtë vendim lehtë”.

Qytetarët dhe banorët gjermanë që udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar do të lejohen në Gjermani, të tjerët do të kenë nevojë për një arsye thelbësore.

Të gjithë do të duhet të paraqesin një test negativ COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë dhe do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dy-javore pas mbërritjes.

Varianti B.1.617 u zbulua për herë të parë në Indi gjatë tetorit të vitit të kaluar dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 50 vende të botës.

Më shumë se 3,850 raste të variantit indian dhe nënlinjave të tij janë zbuluar deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar me një rritje prej 160 përqind të vërejtur gjatë shtatë ditëve të fundit.

Në fillim të këtij muaji, një dokument i paraqitur qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se varianti indian mund të jetë deri në 50 përqind më i transmetueshëm se lloji origjinal dhe se “është një mundësi reale që kjo shkallë e rritjes B.1.617.2 të mund të çojë në një rritje shumë e madhe e transmetimit”.

Britania e Madhe është vendi më i goditur i Evropës me gati 128 mijë jetë të humbura nga pandemia. Por gjithashtu ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë me më shumë se 54.8 përqind të popullsisë së saj që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Të ngjashme