Gjermania do të propozojë teste falas të COVID-19 për udhëtarët që rikthehen në vend dhe do të vendosë qendra depistimi në aeroporte për personat që vijnë nga zonat me rrezik, vendosën sot ministrat rajonalë të shëndetësisë.
Detyrimi për t’iu nënshtruar testit po studiohet ende, por personat që kanë qendruar në një zonë me rrezik, rreth 130 vende aktualisht, duhet të izolohen për 14 ditë ose deri në marrjen e një rezultati negativ”, theksoi Dilek Kalayci, ministri berlinez i Shëndetësisë.
Udhëtarët nga vendet e tjera do të mund të bëjnë testin në qendra të tjera, përveç se në aeroport.
Ndërsa Gjermania është deri më tani një nga vendet më të kursyera në Europë nga koronavirusi i ri, zyrtarët kanë frikë nga një valë e dytë e importuar nga pushuesit që kthehen nga pushimet.
Sot, të gjithë sytë janë kthyer kryesisht në plazhet përreth Mesdheut, të dashur nga miliona gjermanë që shkojnë atje çdo verë, veçanërisht në Majorka.
Për shembull, gjermanët e rinj janë parë atje duke festuar pa masën më të vogël shëndetësore.
“Ne konsiderojmë se ekziston një rrezik i lartë i importimit të zinxhirëve të infeksionit”, theksoi Kalayci pas një telefonate konferencë me homologët e saj nga Landet e tjera.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur që udhëtarët që kthehen nga vendet me rrezik të inkurajohen të testohen dhe se qendra testimi do të ngrihen edhe në aeroporte”, vazhdoi ajo.
“Udhëtarët që vijnë nga vende që nuk janë zona me rrezik mund të testohen dhe të gjitha këto depistime do të jenë falas”, shtoi ajo.
Mes 130 zonave me rrezik, të identifikuara nga Instituti Robert Koch, autoriteti federal epidemiologjik dhe shëndetësor, ndodhen aktualisht SHBA-ja, Brazili, Argjentina, Izraeli dhe Ru