Gjermania shënon 318 raste të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 318 raste të reja të coronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 184,861.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 18 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8,729, shkruan “Reuters”.

Qeveria gjermane më parë ka vendosur që nga 15 qershori t’i lehtësojë masat për qarkullimin e lirë me shtetet e Zonës Schengen dhe me disa vende të tjera, ndërsa së shpejti pritet të merret një vendim edhe për shtetet e tjera.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Franca./ge

Të ngjashme