Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 21.695 raste të reja të koronavirusit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1.028.089, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 379 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 15.965.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.