Gjermania do ta mbështesë Kosovën në fushën e bujqësisë dhe turizmit rural

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 12:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, viziton Kosovën. Ai do të pritet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, priti në takim, Ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt, më të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Ministri Krasniqi dhe ai Schmidt, pas takimit mbajtën një konferencë për media, ku shpalosen vizionet e tyre për zhvillimet në bujqësi.

Ministri Krasniqi tha se këtë takim e shfrytëzuan për të biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, duke falënderuar Gjermaninë, e cila sipas tij ka bërë shumë për Kosovën, jo vetëm në sferën përkatëse, por në të gjitha aspektet, raporton Ekonomia Online.

Turizmi rural, fusha e vreshtarisë dhe verarisë, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe praktikave për fermerët, ekspertët dhe studentët në Gjermani, ishin disa nga temat, që sipas Krasniqit u diskutuan me ministrin gjerman.

Ai tha se Kosova ka çfarë të mësojë shumë nga Gjermania, sa i përket bujqësisë.

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Christian Schmidt, falënderoi ministrin Krasniqi për ftesën, me të cilin tha se bisedoi për projekte të ndryshme konkrete.

“E njoh Kosovën nga kohët kur ajo ishte shumë keq. Në atë kohë unë isha pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes. Tash prioritet është zhvillimi i Kosovës e cila dëshiron të integrohet ne tregun evropian por edhe që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që ka bërë Kosova me BE është e rëndësishme por duhet bërë shumë punë nga ana e Kosovës” ka thënë ministri Schmidt

Schmidt tha se janë koncentruar në disa fusha, si në fushën e turizmit rural dhe atë bujqësor.

pamje

unnamed-2

Të ngjashme