Gjermania ka dëbuar një grup tjetër të azilkërkuesve nga Afganistani, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Dyzet e katër afganë arritën nga Gjermania në Kabul më 9 tetor.
Ky është grupi i 28-të i azilkërkuesve që është deportuar në më pak se tre vjet, duke e ngritur në 720 numrin e afganëve që janë kthyer në vendin e tyre.
Dëbime të tilla kanë ngjallur debate në Gjermani, pasi kritikët thonë se vendi i shkatërruar nga lufta mbetet shumë i rrezikshëm për t’i dërguar azilkërkuesit atje përsëri.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 1.366 civilë janë vrarë në konfliktin afgan, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.
Një grup për të drejtat e fëmijëve tha se çdo fëmijë i lindur dhe rritur në Afganistan në 18 vitet e fundit ka përjetuar dhe është prekur nga lufta dhe konflikti.
Deklarata e organizatës “Save the Children” u lëshua në ditën që u shënua 18 vjet i ndërhyrjes së drejtuar nga SHBA-së në Afganistan që pasoi sulmet terroriste të 11 Shtator 2001, në Shtetet e Bashkuara.