Gjermania zgjat misionet ushtarake, përfshirë atë në Kosovë

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 16:16 | Nga

Qeveria e Gjermanisë vendosi të zgjasë tre misionet e saj ushtarake: në Kosovë, në Libi dhe në Liban.

Kabineti e mori vendimin gjatë një seance të mërkurën, ndërsa Bundestagu, apo Dhoma e Ulët e Parlamentit, duhet ta miratojë atë.

Përfshirja e Gjermanisë në Kosovë është më e gjata e saj në një mision të huaj – përkatësisht 18 vjet.

Forcat gjermane bëjnë pjesë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Si pjesë e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban, Gjermania ofron mbështetje edhe për Marinën libaneze dhe e ndihmon atë të luftojë kontrabandën e armëve.

Ndërkaq, anijet që patrullojnë në bregun jashtë Libisë janë autorizuar nga Bashkimi Evropian për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore përmes Detit Mesdhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme