Ndeshja që zhvillohet sonte në “Anfield” në takimit e parë të gjysmëfinales së Champions League, do të zgjojë rivalitet të madh në mes Liverpool dhe Romës.
Mirëpo, me të arritur në qytetin e Liverpool, futbollistët dhe stafi teknik i Romës, e kanë lënë mënjanë rivalitetin e futbollit dhe me gjestin e bërë, kanë fituar respektin e gjithë tifozëve të Liverpool.
Ata vizituan memorialin që gjendet në “Anfield” lidhur me fatkeqësinë e Hillsborough të 15 prillit 1989, ku patën humbur jetën 96 përkrahës të Liverpool, përpara ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup.
Futbollistëve të Romës i printe kapiteni, Daniele De Rossi, kurse bashkë me ta në këto homazhe, ishte edhe legjenda e romakëve, Francesco Totti.
Club captain Daniele De Rossi lays a wreath at the Hillsborough memorial on behalf of the #ASRoma squad in remembrance of the 96 fans who lost their lives in 1989. pic.twitter.com/RrgYhIK18j
— AS Roma English (@ASRomaEN) April 23, 2018