Gjibraltar: Lirohen katër pjesëtarët e ekuipazhit të cisternës iraniane

Prishtinë | 13 Kor 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjibraltar ka njoftuar se katër pjesëtarët e arrestuar të ekuipazhit të cisternës së naftës iraniane, që u kap nën dyshimin se po barte naftë për në Siri, janë liruar me kusht.

Policia tha se anëtarët e ekuipazhit u liruan, por ndaj tyre ende nuk kanë ngritur ndonjë aktakuzë, duke shtuar se hetimet lidhur me këtë ngjarje po vazhdojnë.

Të katër pjesëtarët e ekuipazhit janë me shtetësi indiane. Cisterna, kishte në bord 28 persona, shumica prej tyre shtetas të Indisë, Pakistanit dhe të Ukrainës.

Irani ka mohuar se cisterna me naftë ishte nisur drejt Sirisë, gjë që do të përbënte shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian. Teherani më herët ka paralajmëruar se nëse cisterna dhe anëtarët e saj nuk lirohen, do të kundërpërgjigjet me masa të njëjta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme