Challandes i lë pesë lojtarë jashtë ekipit për ndeshjen me Gjibraltarin

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Kosova do ta zhvillojë një miqësore kundër Gjibraltarit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa, të martën, 14 tetor, Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës eliminatore kundër Malit të Zi në të njëjtin vend.

Kur kanë mbetur më pak se gjysmë ore deri te fillimi i ndeshjes së sotme, tashmë dihet edhe formacioni zyrtar.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka bërë ndryshime të mëdha në përbërjen e futbollistëve.

Ndërkaq, Milot Rashica, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Bersant Celina dhe Herolind Shala do ta shikojnë ndeshjen nga tribunat e stadiumit dhe do të ruhen për ndeshjen me Malin e Zi.

Challandes kishte lajmëruar për ndryshime, ndërsa kishte thënë që disa lojtarë nuk do të rrezikohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme