Gjibraltari kundër ndarjes së sovranitetit ndërmjet Londrës e Madridit

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Qeverisë së Gjibraltarit Fabian Picardo të hënën ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së sovranitetit të këtij territori ndërmjet Londrës e Madridit pas daljes së Britanisë së Madhe nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, transmeton.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka deklaruar se dëshiron negociata për sovranitet të përbashkët në territorin britanik pas Brexitit që pritet të hyjë në fuqi më 29 mars të këtij viti.

“Gabojnë ata në Spanjë, pa marrë para sysh përkatësinë politike, që mendojnë se do të pranojmë kompromis për sovranitetin. Koncepti i ndarjes ose i tkurrjes së sovranitetit është i gjykuar me dështim”, ka thënë Picardo, përcjell al jazeera.

Kryeministri i Gjibraltarit ka shtuar se Brexiti nuk do ta ndryshojë situatën.

Propozimi për ndarje të sovranitetit nuk është i ri.

Këtë në vitin 2001 dhe 2002 e kishin propozuar Londra e Madridi, por ai u hodh poshtë me referendumin e banorëve të Gjibraltarit në vitin 2002.

Edhe ky territor britanik do të dalë nga BE- ja më 29 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme