Arrihet marrëveshja, Gjibraltari do të mbetet brenda zonës Shengen

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Spanja dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje preliminare sot për të mbajtur kufirin tokësor të Gjibraltarit hapur, vetëm pak orë para largimit të plotë të Britanisë nga Bashkimi Evropian, raporton agjencia Reuters.

Si pjesë e marrëveshjes, Gjibraltari, një territor i jashtëm i Britanisë që gjendet në cepin jugor të Spanjës, do të mbetet pjesë e marrëveshjeve të Bashkimit Evropian si zonë Shengen, ka thënë ministrja e Jashtme e Spanjës, Gonzalez Laya.

Gjitha detajet e marrëveshjes do të aranzhohen mes Spanjës dhe Britanisë gjatë tranzicionit gjashtëmujorë sa i përket territorit.

Të ngjashme