Gjibraltari-Zvicra U-19, tetë gola shënohen nga shqiptarët

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Stasswalchen Nevoga-Arena”, ekipi kombëtar U-19-të i Zvicrës është duke fituar me rezultat 6:1 kundër Gjibraltarit, falë golave të shënuar nga dy shqiptarë.

Në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 10 kualifikues për Kampionatin Evropian U-19-të, Zvicra është duke u përballur momentalisht me ekipin kombëtar të Gjibraltarit, që është duke pësuar disfatë të thellë.

E për këtë epërsi të thellë 6:1, zviceranët duhet t’i falënderojnë dy futbollistët me origjinë shqiptarë, Lorent Tolaj dhe Orges Bunjakun, të cilët i shënuar të gjashtë golat e Zvicrës në pjesën e parë.

Tolaj shënoi pesë herë në këtë përballje në minutat 19-të, 22-të, 33-të, 36-të ,51-të dhe 56-të, përderisa Bunjaku i shënoi dy golat e tjerë të Zvicrës 10-të dhe 24-të.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 50 ku Zvicra po avancon me rezultatin 1 me 8.


Të ngjashme