Arsenali po avancon me planet për të nënshkruar me mesfushorin e Newcastle United, Sandro Tonali, i cili vlerësohet rreth 100 milionë euro.
Raporte sugjeruan se Arsenal tentoi nënshkrimin e Tonalit, 25 vjeç, në janar, por këto u mohuan nga agjenti i tij, Beppe Riso.
Megjithatë, thashethemet vazhdojnë, dhe Riso u pa në tribunë gjatë fitores së ngushtë 1-0 të Arsenalit ndaj Brightonit.
Sipas “Tuttosport”, liderët e Premierligës po vijojnë me planet për Tonalin, të cilin Newcastle e çmon 100 milionë euro (£87m).
Interes për mesfushorin thuhet se është i madh, me rivalë si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus gjithashtu të interesuar.
Tonali u transferua te Newcastle nga Milani në vitin 2023 për 64 milionë euro./GE