Inter po përgatitet për të nisur një ofertë prej 38 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Sipas ‘El Desmarque’, skuadra italiane mbetet favorite për shërbimet e mesfushorit kroat, përcjell lajmi.net.
Rakitic nuk është një lojtar i favorizuar te Barcelona aktualisht, dhe raportet e medieve paralajmërojnë një largim, që në janar.
Skuadra si PSG, Juventus dhe Manchester United, vazhdojnë të mbesin të interesuara për 31 vjeçarin.
Rakitic është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje për Barcelonën këtë sezon.