Gjiganti korean “Hyundai” i interesuar për investime në Kosovë

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 16:31 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, së bashku me bashkëpunëtorët, priti në një takim përfaqësuesit e konglomeratit korean “Hyundai”, të udhëhequr nga Junwon Song, drejtor i përgjithshëm në “Hyundai Engineering and Construction”.

Sikur thuhet në një komunikatë shtypi, në një atmosferë mjaft miqësore, kryetari Gërxhaliu, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit reciprok në mes Koresë dhe Kosovës, sidomos në aspektin biznesor si dhe të promovojë mundësitë për investimeve të kompanive koreane në fushën e energjisë, minierave dhe teknologjisë informative.

Përfaqësuesit e kompanisë Hyundai theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve dhe shprehen interesim specifik për të investuar në projektet e rëndësisë infrastrukturore dhe energjetike, përfshirë ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” si dhe rehabilitimin e Termocentralit “ Kosova B”, por edhe në projekte të rëndësishme të energjisë së ripërtërishme dhe të logjistikës.

:Shumë shpejt, nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës, do të aranzhohen edhe misione tregtare për kompanitë kosovare në Korenë e Jugut dhe për kompanitë koreane në Kosovë, për të promovuar mundësitë për partneritete biznesore dhe bashkë-investime në shumë projekte të rëndësishme”, theksohet në njoftimin e Odës Ekonomike.

“Përvoja e kompanive koreane është e mirëseardhur për qëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës, ambientalizmin, por edhe në fusha të tjera ku kompanitë jug-koreane janë brende botërore që me praninë e tyre në Kosovë do të ndikojnë në përmirësimin e imazhit të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme