Pandemia coronavirus që ka kapluar gjithë vendet e botës ka lënë pasoja edhe në klubet e futbollit.
Kësaj situate të tmerrshme më së keqi në Zvicër e ka pësuar gjiganti helvetik Sion, që është pranë falimentimit.
Ka qenë presidenti i klubit Christian Constantin që ka njoftuar se klubi i tij është shumë pranë falimentimit pas pauzës thuajse një muajshe.
Presidenti i Sionit, Christian Constantin
Constantin ka larguar me vendim të njëanshëm nëntë yjet më të mëdha të skuadrës, ku në mesin e tyre janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.
Numri një i Sionit u kishte dërguar tetë lojtarëve një letër ku thuhet në të se asnjë nga ta nuk do të mund të paguhen më shumë se 12,350 franga në muaj dhe se përgjigja duhej të kthehej menjëherë, mirëpo disa nga lojtarët nuk e kanë pranuar këtë.
Atëherë klubi ka marrë vendim që në mënyrë të njëanshme t’ia prishë kontratat lojtarëve si Ermir Lenjani, Pajtim Kasami, Johan Djourou, Alex Song, Xavier Kouassi, Seydou Doumbia, Mikael Facchinnetti, Christian Zock dhe Birama Ndoye.
Presidenti i klubi i dha kohë shumë të shkurtër lojtarëve për tu përgjigjur dhe kjo ishte arsyeja që ata nuk pranuar kushtin e tij.
Tani lojtarët që janë liruar mbrohen nga shoqata e futbollistëve profesionistë në Zvicër që ka përgatitur një ankesë për ta drejtuar në institucionet përkatëse rreth këtij rasti.
Gjithsesi sa i përket lojtarëve shqiptarë, ata pritet të bëhen menjëherë në verë me klube të reja pasi kanë qenë duke kaluar nëpër një formë fantastike.
Pjesë e Sionit është edhe mesfushori tjetër nga Kosova, Bastian Toma, por që ai do të vazhdoj të mbetet pjesë e klubit pasi nuk ishte në listën e lojtarëve më të paguar tek kuqebardhët.