Të enjten është arrestuar një person i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” në Gjilan.
Ai ka qenë i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prej 150 ditësh burgim.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 23.05.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin Q.M. (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar shqiptar)”.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind e pesëdhjetë (150) ditë burg për veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.