Gjilan: Dënohen me nga 700 euro dy thertoret që hodhën në lumë mbetje të kafshëve

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Inspekcioni në komunën e Gjilanit i ka dënuar me nga 700 euro dy thertoret që ndotën lumenjte me mbetje të kafshëve.

Njoftimin e bëri kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.

Hyseni iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që ta shtojnë kujdesin ndaj ambientit.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi”.

“Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit!”.

Të ngjashme