Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur dje në fshatin Stublinë të Gjilanit.
Sipas raportit të Policisë, një ankues ka hasur në granatë në hyrje të fshatit, dhe ka njoftuar policinë.
Njësiti policor, bshkë me atë të FSK-së dhe KFOR-it kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe deminuar granatën.
“Fsh. Stublinë, Gjilan 08.01.2022-13:25. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se ne hyrje të fshatit ka vërejtur një mjet të dyshuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti policor të cilët kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe Njësiti i FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë bërë deminimin e mjetit të dyshimtë –granatë dore” thuhet në njoftim të Policisë.