Në qytetin e Gjilanit një person i dyshimtë pas mosmarrëveshjeve rreth një aksidenti në trafik ka sulmuar një person tjetër. Viktima siç njofton Policia ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar ndihmën mjekësore. Polica njofton se personi i dyshuar për sulmin është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në rrugën “Ramiz Cërnica” në Gjilan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.