Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit B. B..
Ai dyshohet se nga 14 deri më 19 dhjetor ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, duke përdorur edhe mjete të ndryshme, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, kjo konstatohet edhe në raportin e lëshuar nga emergjenca e Spitalit Regjional të Gjilanit.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.