Gjilan: Sekuestrohen mjete shpërthyese

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të arsyeshme dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjilan dhe Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në Komunën e Ranillugut.

Bastisja është realizuar, në shtëpinë e pabanuar dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit J.S., i cili gjatë bastisjes nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, me ç’ rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar disa mjete shpërthyese:

· 2 (dy) armë të gjata AK 47,

· 2 (dy) armë të gjata gjysmë automatike,

· 142 (njëqindekatërdhjetedy) fishekë të kalibrit 7.62mm,

· 6 (gjashtë) karikator të zbrazur të armës AK 47,

· 1 (një) vaj për lyerje të armës,

· 21 (njëzetenjë) mbajtës municioni,

· 2 (dy) motorolla të ish policisë,

· 1 (një) jelek të ish policisë,

· 1 (një) litar për lyerje të armës,

· 4 (katër) granata dore,

· 1 (një) sprej lotsjellës, si dhe,

· 2 (dy) shirita banderola RKS për barna.

Për këtë rast do të vazhdohet me procedura hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme