Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale me skema piramidale.
Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale , kompjuter, laptop, TV dhe para kesh.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.
Vlen të theksohet se skema piramidale është një investim i jashtëligjshëm ku investuesve u premtohen përqindje shumë të mëdha Interesi mbi shumën e investuar (e dhënë hua).
Sidoqoftë, këto përqindje interesi nuk përputhen me asnjë llogjikë ekonomike. Paratë e dhëna hua nga investues së fundmi përdoren për të paguar investuesit e mëparshëm. Personat që organizojnë këto skema janë ata që përfitojnë më shumë, ndërkohë që investuesit që futen në lojë më vonë dalin më të humburit.
Pra efekti është ai i piramidës, ku nga një bazë e gjerë huadhënësish arrihet në një kulm ku paratë e investuara dhe përqindjet marramëndëse të premtuara nuk mund ta paguhen më, pasi nuk ekziston një numër i mjaftueshëm investuesish të rinj për të mbuluar shumën.