Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), ka hapur edhe zyrtarisht shkollën e IT-së, që organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë”, raporton Ekonomia Online.
Shimon Panek, drejtori gjeneral i organizatës çeke, “People In Need”, tha se të rinjtë e komuniteteve duhet të përfshihen në projekte të tilla në mënyrë që të jetë të gatshëm për të ardhmen.
“Jam i lumtur që kemi arritur ta bëjmë hapjen e shkollës së IT-së dhe jam i lumtur që e kemi marrë një mbështetja nga Britania e Madhe për këtë projekt, dhe siç e shohim që këta të rinj duhet të aftësohen më shumë për të qenë të gatshëm për të ardhmen”.
“Është e mirë të përfshihen gjithashtu po përfshihen shumë komunitete dhe është mirë të dimë shumë gjuhë të shteteve fqinje, pra jemi shumë të kënaqur që e shohim këtë dukuri”, tha ai
Drejtori i PEN-it, Bujar Fejzullahu, tha se synim i tyre është integrimi i gjithë komuniteteve. Sipas tij, kjo shkollë do të jetë falas kur do të jenë të përfshira të gjitha komunitetet.
“Me aktivitetet e PEN, po bëhet një rrugë e suksesshme. Fjala rini është ndër fjalët më te mira ne shqip, e cila ngërthen në vete, si dashuri, dituri, përkushtim, dhe gjallëri. Kjo gjë vërehet edhe në PEN, ku të rinjtë janë djemtë për sukses dhe PEN asnjëherë nuk i ka shikuar si gota që duhen mbushur por si qirinj që duhet ndezur dhe flaket e diturisë e kanë parë për ta ndritur gjithë Kosovën”.
“Programet e PEN-it, fokusohen në punësim, vullnetarizëm, barazi gjinore, inovacion, mbrojte të ambientit. PEN deri më tani e ka pasur mbështetjen nga donatorë të shumtë, si UNICEF, qeveria britanike, KE, GIZ, UNDP e shumë të tjera. Me hapjen e kësaj shkolle, synojmë që t’i përgatisim shkathtësitë e shekullit 21. Kjo shollë do të jetë e hapur për të rinjtë e të rejat për të gjitha komunitetet dhe do të jetë pa pagesë”.
Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Majlinda Hoxha, kjo shkollë është dëshmi se i përkrahin komunitet pa përjashtim, raporton EO.
“Hapja e kësaj shkolle është si rezultat i punës së mirë të administratës në komunën e Gjilanit, të cilët me kanë bërë përmirësimin e çdo qytetari ne Gjilan. Ajo që më pëlqen më shumë se aty do të marrin pjesë shumë komitete dhe po shohim se Gjilani i pranon të gjithë komunitetet dhe të vazhdojë t’i përkrah edhe më tutje”.
“Kjo shkollë synon që t’i aftësojë këta të rinj në pjesën praktike, që në të ardhmen të jenë potenciali dhe kontribuojnë në komunën e Gjilanit”, tha ajo, teksa ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e kësaj shkolle.