Gjilani ka arritur që në frymën e fundit të marrë një pikë të artë në shtëpi në përballjen ndaj Ballkanit që përfundoi 1-1 në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit e filluan më mirë takimin duke rrezikuar me anë të Gerhard Prognit që gjuajti me kokë, mirëpo goditja e tij u ndalua nga portieri Damir Luljanovic.
Ballkani më pas rrezikoi me anë të Blendi Baftiut, por që ajo ishte një pritje e lehtë për portierin e Gjilanit.
45 minutat e dytë ishin me një ritëm edhe më të lartë, pasi u realizuan dy gola brenda dy minutash.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët që realizuan me anë të Mevlan Zekës që realizoi në minutën e 76-të.
Por, kaluan dy minuta nga epërsia e Ballkanit dhe Gjilani i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Darko Nikaq.
Të dy skuadrat tentuan që deri në fund t’i merrnin një pikë, por nga mbrojtja e ngjeshur u ndanë të kënaqura me nga një pikë.
Pas javës së 21-të, Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës me 45 pikë, derisa Gjilani është në pozitën e katërt me 31 osh.