Gjilani ka mbajtur 10 dëgjime publike për buxhetin 2018

Gjilan | 24 Gus 2017 | 14:47 | Nga

Komuna e Gjilanit, me dëgjimin buxhetor që e ka mbajtur dje me banorët e “Muhaxherëve të Shillovës”, e ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore, nëpër fshatra dhe në lagje të ndryshme në qytet me qëllimin e vetëm vendosjen e prioriteteve për investime përmes buxhetit të vitit 2018.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se qëllimi i këtyre debateve, por edhe atyre të mbajtura më parë gjatë këtij viti, synojnë pranimin e kërkesave të drejtpërdrejta nga qytetarët për problemet e caktuara dhe vendosja e prioriteteve për investime në vitin 2018, njofton Komuna e Gjilanit.

Ajo po ashtu, ka bërë të ditur se të gjitha kërkesat e qytetarëve, janë duke u trajtuar me shumë kujdes dhe njëkohësisht janë duke u inkorporuar në planifikimin për vitin e ardhshëm të investimeve publike në infrastrukturë.

Ajo ka njoftuar po ashtu se me këto kërkesa dhe plotësime të tjera, do të procedohet për miratim të buxhetit të vitit 2018.

Përndryshe, brenda një jave Komuna e Gjilanit ka organizuar 10 dëgjime buxhetore, përderisa pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e kënaqshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme