Gjilani kërkon 45 mijë euro kompensimin për dëmet e shkaktuara nga breshëri

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 14:16 | Nga
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë ka kërkuar mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vlerë prej 45 mijë euro, për t’ua kompensuar bujqve dëmet të shkaktuara nga breshëri më 14 dhe 26 qershor, shkruan lajmi.net.
Drejtoria për Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se Komuna nuk ka mundësi t’ua kompensoj shumën e sipërpërmendur, prandaj i janë drejtuar ministrisë përkatëse.

Ramadani theksoi se menjëherë pas rënies së breshërit ka themeluar komisionin profesional, i cili pas vizitave në terren ka konstatuar se dëmet janë të konsiderueshme dhe i janë dokumentuar Ministrisë së  Bujqësisë.

Ai tha se ka shpresë që kjo kërkesë do të merret parasysh, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë bujqve të dëmtuar të komunës së Gjilanit, të cilët jetojnë nga kjo veprimtari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme