Ballkani synon fitoren ndaj Gjilanit që luan pa presion, formacionet zyrtare

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Ballkani pret Gjilanin në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.

Skaudra nga Suhareka po kërkon titullin e parë në histori të klubit dhe është në garë së bashku me Dritën dhe Prishtinën.

Ballkani synon vetëm tri pikët nga kjo përballje pasi kërkon të vazhdoj garën për titullin e kampionit.

Në anën tjetër Gjilani që luan pa presion për shkak se ka dalë prej objektivave, synon që të shkaktojë befasi në Suharekë.

Për trajneri i mysafirëve, Ismet Munishin është rikthim në Suharekë ku drejtoi Ballkanin deri në dhjetor.

Tanimë dy trajnerët, Bledi Shkëmbi i vendasve dhe Ismet Munishi i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Potoku, Gashi, Kuç, Gripshi, Baftiu, Krasniqi, Daku. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Gjilani: Koliçi, Rapa, Fustar, Veliu, Halili, Hila, A.Keita, Musolli, Hajdari, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme