Rreth një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në pranga të policisë ka rënë edhe ish-vjehrra e saj, Nurije Syla.
Nurije Syla dyshohet për shtytjen në vrasjen e Arlindës, transmeton IndeksOnline.
Arlinda u vra mbrëmjen e 25 tetorit në shtëpinë e saj në Vitomiricë, pak pasi ishte shoqëruar në shtëpi nga policia pas raportimit të dhunës në familje.
Si i dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.
Ndërkohë, sot, do të mbahet seancë gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlindës, Jeton Syla.