Gjilani me 170 raste aktive me Coronavirus

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Arbër Ismajli ka njoftuar se aktualisht në këtë komunë janë 170 raste aktive me virusin, ndërkaq ka bëra apel që të respektohen masat kundër përhapjes së COVID-19.

Ai gjatë takmit të sotëm të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka bërë me dije gjithashtu se 120 mostra janë në pritje për rezultat, derisa ka shfaqur shpresën të mos ketë rritje të rasteve.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit sa i përket përballjes me pandeminë brenda dhjetë muajve është si vijon: nga 8802 mostra, 3305 kanë rezultuar pozitivë, 3032 janë shëruar, 103 kanë vdekur, 170 raste janë aktive, 28 persona të konfirmuar COVID-19-pozitivë janë në hospitalizim dhe mostra në pritje janë 120.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme