Gjilani me aktivitete të shumta kundër dhunës në familje

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme ka filluar aktiviteti kundër dhunës në familje në Gjilan.

Nën moton “Dhuro buzëqeshje, fal dashuri”, si simbolikë për të promovuar tolerancë në familje dhe ngritje të pozitës së gruas në shoqëri, njofton Klan Kosova.

Kryesuesja e kuvendit të komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se dhuna në familje është një dukuri shqetësuese me të cilën duhet të merremi të gjithë bashkërisht.

“Komuna e Gjilanit, kryetari i Komunës, Kuvendi, Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje, zyrtarët për të drejtat e njeriut dhe shoqëria civile, janë vazhdimisht të angazhuara për një shoqëri të barabartë dhe për perspektivë më të madhe për gratë. Kjo është një detyrë e jona e përbashkët që nga bashkshortët, institucionet e deri te shoqëria, që të kujdesemi për pozitën më të mirë të raporteve burrë-grua, sepse vetëm me eliminimin e dhunës në familje mund të shënohen hapa të ecjes përpara dhe promovimin e vlerave të mirëfillta”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Ndërkohë, mbrëmë para publikut gjilanas është mbajtur shfaqja teatrale “Drejt Paqes”, e cila është përgatitur me regji dhe skenar të Qëndrim Kqikut dhe ka trajtuar gjendjen aktuale të rinisë në përgjithësi dhe raporteve që kalojnë në familje gratë të cilat preken nga dhuna në familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme