Gjilani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Dukagjinit në ndeshjen e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi barazoi pa gola 0:0 me ekipin e inkuadruar në elitë këtë edicion.
Gjilani pati më shumë raste, por nuk arritën t’i konkretizonin.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Sosa u gjend i vetëm në zonë, por goditi shumë keq, duke mos e gjetur as kuadratin e portës.
Me këtë barazim, Gjilani shkon në kuotën e pesë pikëve në vendin e katërt, ndërsa Dukagjini ngjitet në vendin e shtatë me dy pikë.