Qeverisja lokale e Gjilanit pranon se Zyra e prokurimit, e cila drejton aktivitetet tenderuese për nevoja të Komunës është jofunksionale, ngase ka mungesë të stafit profesional, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo nga shkaku se Komuna kishte suspenduar punëtorin e Zyrës së prokurimit me arsye se Prokuroria Themelore e Gjilanit kishte ngritur aktakuzë për veprat që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare.
Tashti në Zyrën e prokurimit punon vetëm një zyrtare, e cila është e licencuar. Pushteti lokal deklaron se për të eliminuar boshllëkun që është krijuar në Zyrën e prokurimit duhet të punësojnë 6 profesionistë.
Mirëpo që të ndodhë një gjë e tillë paraprakisht duhet të kenë lejen e Qeverisë së Kosovës.