Gjilani nënshkruan me kroatin Ivan Fustar

| 08 Sht 2020 | 15:09 | Nga

Gjilani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Ivan Fustar, i cili vjen nga Kroacia – thuhet në njoftimin e klubit nga Superliga e Kosovës.

31-vjeçari, i lindur në Split të Kroacisë, në skuadrën e Gjilanit vjen pas aventurës dyvjeçare në Qipro te skuadra Nea Salamis. Ai gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Katar te skuadra Al-Arabi, ku u paraqit në edicionin 2017/2018.

Fustar përveç aventurave të ndryshme jashtë vendlindjes, gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Kroaci, ku vlen të ceket ajo në Superligën kroate te Slaven Belupo, ku u paraqit për dy edicione nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Ai njihet për lojën e në ajër dhe pritet të jetë përforcim shtesë i trajnerit Gentjan Mezani në mbrojtjen Gjilanit për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.

https://www.facebook.com/scgjilani/posts/717140695538616

Të ngjashme