Gjilani ka njoftuar se janë nisur për në San Marion që të përballet në parakualifikimet e Ligës së Evropës me Tre Pennes.
Skuadra kosovare do të zhvillojë takimin të enjten e kësaj jave nga ora 21:00 në stadiumin ‘Stadio Olimpico di Serrvalle’.
Gjilani njoftoi mbrëmë se ata kanë kryer testimet e lojtarëve dhe janë të gatshëm që të zhvillojnë ndeshjen me Tre Pennen.
Por, klubi gjilanas përkundër testimeve të bëra, në momentin që arrijnë në hotel, do të testohen edhe një herë.
Prishtina dhe Drita kanë pasur probleme me testet për COVID-19, derisa këta të fundit e humbën takimin me rezultat zyrtar ndaj Linfieldit.
Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Gjilanit që ndaj Tre Pennen.