Gjilani organizon 23 debate publike për Planin Zhvillimor Komunal

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar pika mjaft të rëndësishme.

Në veçanti, në këtë takim është diskutuar për përgatitjen e debateve publike me qytetarët për Planin Zhvillimor Komunal, ku u konfirmua se është gjithçka gati për fillimin e organizimit të këty​re debateve me interes të madh për Komunën dhe qytetarët.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nga e hëna (4 shkurt) do të filloj organizimi i 23 debateve publike për PZHK, duke ftuar qytetarët, profesionistët, forumet e ndryshme, bizneset dhe OJQ-të që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u informuar, për të dhënë sugjerime, këshilla dhe ide në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.

Orari i takimeve publike me qytetarët për Planin Zhvillimor Komunal gjendet në uebfaqen zyrtare të Komunës:

https://kk.rks-gov.net/gjilan/wp-content/uploads/sites/11/2019/01/PZhK_Aranzhimet-e-takimeve-me-qytetar%C3%83%C2%AB_Korrigjuar.pdf
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme