Gjilani pranon 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit ka pranuar sot 100 pako ushqimore, donacion nga shoqata Jetimat e Ballkanit.

Drejtori për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, ka falënderuar këtë shoqatë për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm me Gjilanin, për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Ai tha se nga ky donacion do të përfitojnë familjet me gjendje të rëndë sociale, sipas kërkesave të qytetarëve të regjistruara.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit në vazhdimësi shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë, në veçanti gjatë muajit të Ramazanit.

Të ngjashme