Gjilani dhe Prishtina janë dy ekipet që do të ndeshen në finalen e Kupës së Kosovës këtë edicion.
Gjilani mposhti Llapin edhe në shtëpi me rezultatin minimal, 1:0.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podujevë, Gjilani kishte fituar me rezultat 2:1
Arbnor Ramadani shënoi golin e vetëm në këtë pjesë në minutën e 34-të.
Ndërkohë, Prishtina ka shënuar fitore 6:0 ndaj Vushtrrisë në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Vushtrri kishte përfunduar me rezultat 1:2 për Prishtinën.
Hasan Hyseni në minutën e nëntë kaloi vendasit në epërsi. Më pas, Leutrim Kryeziu në të 15-tën dhe 26-tën shënoi për rezultatin 3:0.
Pllana, Pefqeli dhe Jashari shënuan edhe tre golat e tjerë në pjesën e dytë.