Gjilani promovon kartelën elektronike për pacientë

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 16:09 | Nga

Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë promovimin e kartelës elektronike për paciente, e cila mundëson që pacienti të ketë historikun e tij të qartë për vizitat shëndetësore, terapitë e përdorura, lidhjen direkte me mjekun dhe detaje të shumta në dobi të pacientit dhe të mjekut njëkohësisht.

Haziri, ka thënë sot para mjekëve, personelit të shëndetësisë primare dhe pacientëve, se po fillon implementimi i programit pilot E-shëndeti që ndihmon mjekun dhe pacientin për historinë e gjithsecilit.

Ai ka informuar që ky program, që sot nis me e-kartelën, është program i parë në nivel të Kosovës dhe shteteve të regjionit dhe po inaugurohet pikërisht në Gjilan pas një angazhimi dhe pune një vjeçare.

Gjithashtu Haziri ka konfirmuar që Komuna e Gjilanit do të bëjë trajnimin e stafit lidhur me përdorimin e kartelës.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit, përpos këtij program deri më tani ka në implementim të plotë, aplikimin online për dokumente në administratë, shërbimet e gjendjes civile përmes E-kiosqeve, E-prokurimi, Tatimin në Pronë dhe programe të shumta të cilat në nivel të Kosovës dhe më gjerë, fillet i kanë në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme