Komuna e Gjilanit që 7 ditë nuk shënuar asnjë rast me vdekje nga Coronavirusi. Kjo komunë javë më parë ishte ndër komunat me numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19.
Në mbledhjen e mbajtur nga komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, u tha se të gjitha rastet që janë aktive janë në monitorim të plotë, deri u theksua që lajmi i mirë është që tash e një javë asnjë pacient nuk e ka humbur betejen me COVID-19.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos e neglizhojnë coronavirusin dhe t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, thuhet në njoftimin e komunës.
Pasqyra e përballjes me COVID-19 në Gjilan, është kjo: 733 raste pozitive në total, 511 të shëruar, 193 raste aktive prej të cilëve 53 të hospitalizuar, 29 të vdekur dhe 35 mostra në pritje.