Për shkak të epidemisë COVID-19, shumë projekte të cilat parashihen në planin e prokurimit të Komunës së Gjilanit nuk do të realizohen.
Komuna në planin e prokurimit ka paraparë që për ndërtimin e infrastrukturës rrugore të shpenzohen 1 milion euro, ndërsa për ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore janë paraparë vetëm 200 mijë euro, shkruan KOHA.
Projekti me koston më të madhe financiare është ndërtimi i objektit të administratës së Komunës, që kushton 1 milion e 900 mijë euro. Kurse projekt tjetër është edhe ndërtimi i infrastrukturës për varrezat e reja, që kap shifrën 240 mijë euro.
Komuna ka paraparë shpenzimin e 712 mijë eurove për rregullimin e dy parqeve. Rregullimi i hapësirës te Kodra e Dëshmorëve kap shifrën 480 mijë euro. Projekte të tjera më të vogla, të cilat janë përfshirë në kuadër të planit të prokurimit, janë hapja e traseve rrugore, që është projekt trevjeçar në vlerë prej 130 mijë euro dhe ndërtimi i rrugëve për nevoja të fushës së bujqësisë në vlerë prej 80 mijë eurosh.